Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish mbrëmjen e sotme, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Autoritetet bëjnë me dije se aksi do të bllokohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën greke.
Në këtë orar, do të lejohen vetëm qarkullimi i automjeteve për emergjenca shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.



