Seanca plenare në Kuvend u ndërpre për shkak të një incidenti mes deputetëve të opozitës. Deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren për mbi dy orë, duke mos lejuar zhvillimin e debatit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka i kërkuan Shehajt të largohej. Situata përshkallëzoi në një përplasje fizike, gjatë së cilës Shehaj u nxor jashtë sallës nga Garda.

Pas incidentit, Shehaj deklaroi se po fliste për një skandal financiar prej 1.3 miliardë eurosh dhe akuzoi gardën dhe kolegët për bashkëpunim për ta penguar

“Po flisja për një skandal 1.3 miliardë eurosh, deputeti i opozitës u lejua nga garda që të më largonte nga foltorja. Ishin aty kur Flamur Noka erdhi dhe më largoi me dhunë, krijoji përplasje fizike, ishin aty dhe garda për ta kaluar debatin në dhunë. Lejuan që një debutet i opozitës që donte të merrte fjalën për një vjedhje që i ishte bërë shqiptarve të dhunohej. Të gjithë u bënë bashkë për të ndaluar dhe penguar që kjo gjë të ndodhi. Kisha nje raport që u prish se mesa duket nuk ishin dakort që unë të beja opozitën e vërtetë. Jane 1.3 miliardë euro një pjesë e madhe e buxhetit është vlerë e paimagjinueshme.”, tha Shehaj pasi u largua nga garda jashtë Kuvendit.