Shtatë qytetarë janë proceduar nga policia pasi bllokuan rrugën gjatë një proteste të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, më 10 janar 2025, para Bashkisë Tiranë. Ata vendosën një automjet në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, përfshirë transportin publik dhe emergjencën. Pas veprimeve hetimore, ata janë proceduar në gjendje të lirë dhe materialet u kaluan në Prokurori për hapat e mëtejshëm.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
