Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, pritet të dalë sot para gjykatës për vlefësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës. Mjeti thyu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.
Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit, ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.