Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tregoi se dhe sa kohë do t’i duhet opozitës për të zgjedhur kandidatin e tyre.
Boçi tha se opozita po ndjek një proces moral për zgjedhjen e kandidatin të saj për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Sakaq, Nënkryetari i PD-së tregoi se negociatat po vazhdojnë dhe se brenda 2-3 ditësh opozita do të prezantojë kandidatin e saj për Tiranën
“Së bashku me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces që është sa politik po aq i domosdoshëm dhe moral. Nuk është vetëm sfidë emrash, por është edhe sfidë e rëndësishme politike.
Për mua kjo është edhe hyrje në fushatë sepse ka ikur disi nga qeveria dhe ka shkuar te përfaqësuesi i opozitës. Emri nuk ka rëndësi, për mua procesi dhe modeli i procesit të zgjedhjes së kandidatit nga opozita është shumë e rëndësishme dhe ky model që po ndjekim është i duhuri. Jemi në negociata, por këto janë ditët kulmore. Nëse negociatat vazhdojnë në rrugën e drejtë mendoj për 2 ose 3 ditë do kemi kandidatin për bashkinë e Tiranës”, u shpreh Luçiano Boçi.