Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend se pensionistët nuk do jenë të vetmit që do marrin bonusin e fundvitit. Sipas Ballës, nga ky shpërblim do përfitojnë dhe punonjësit e policisë dhe efektivët e Gardës së Republikës.
“Sot flasim para jush vetëm për rritjen që është parashikuar në buxhet. Pensioni urban do të rritet çdo muaj me 1800 lekë. Rroga minimale do të shkojë 500 euro. Pensionistët do marrin 100 mln euro më shumë, totali i rritjes buxhetore për pensionistët shkon1 .7 miliardë euro.
Sa i përket pagave, jam shumë krenar si kryetar i grupit ti jap lajmin e mirë punonjësve të policisë dhe gardës, që ajo që nuk arritëm vitin e kaluar, ndodh në këtë buxhet. Ministri i Financave bëri prezantimin siç prezanton rregullorja, buxheti të diskutohet në parim në seancën e datës 19 nëntor dhe 11 dhjetor duhet të votohet nen për nen në tërësi. Duke votuar për këtë buxhet, votoni edhe për prindërit tuaj pensionist dhe punonjësit që mëzor presin rritjen e pagave”, tha Balla.



