Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të shtunë, më 9 qershor, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 178 lekë për litër. Nafta është ulur me 2 lekë.
Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka përcaktuar që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 173 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 161 lekë për litër.
Benzina është rritur me 1 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 14:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
