Nafta


Gjiganti i energjisë “British Petroleum” (BP) shiti 50 për qind të aksioneve të veta te kompania TNK-BP dhe te kompania ruse “Rosneft” në këmbim të parave të thata dhe aksioneve. Kompania britanike do të marrë nga transaksioni 17.1 miliardë dollarë të thata dhe 12,84 për qind aksione te “Rosneft”, gjë që do t’i japë kompanisë vijimin e aksesit te burimet energjetike ruse. BP ka rënë dakord të përdorë një pjesë të pagesës, për të blerë më shumë aksione te “Rosneft” dhe kuota e saj finale mund të arrijë deri në 20 për qind. “Rosneft” po blen gjysmën tjetër të TNK-BP për 28 miliardë dollarë, nga një grup miliarderësh rusë.


Kompanitë e sektorit energjetik të Rusisë janë vendosur nën presion politik në të shkuarën nga Kremlini. Por kjo marrëveshje u bekua nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se kompania “Rosneft”, nën kontroll shtetëror, ka bërë një pazar të mirë me çmim të mirë. “Kjo qe një gjë e mirë dhe e nevojshme jo vetëm për energjinë, por për të gjithë ekonominë e Rusisë”, tha Putin.