Një ditë pas protestës së organizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kryeministrisë, ku pati hedhje molotovësh dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë deputeti Erjon Braçe ka publikuar disa pamje nga protesta.

Në videon e publikuar nga Braçe, shihet se si një qytetar papritur përfshihet nga flakët dhe i rrezikohej jeta, teksa policia ka nxituar t’i jap ndihmën e parë duke e lagur me ujë.

Ndër të tjera Braçe shkruan: Në 21 Janar Garda e Kryeministrisë pushkatoi 4 protestues, sot Policia e Shtetit i shuan flakët një protestuesi që merr flakënga molotovi.

Postim i plotë:

TIRANA E MADHE;

SHIHNI CFARE NDRYSHIMI NE KOHE ESHTE;

NE 21 JANAR, GARDA E KRYEMINISTRIT PUSHKATOI

KATER PROTESTUES TERESISHT PAQESOR E TE PAARMATOSUR;

SOT, POLICIA E SHTETIT I SHUAN FLAKET NJE PROTESTUESI QE MERR ZJARR NGA MOLOTOVI TE CILIT I SHKOI PA PLASUR PER TJA HEDHUR POLICEVE!

Diference e madhe apo jo?

Pyetja i shkon nje palacoje qe po e shoh ne tv e ze ne goje

21 JANARIN!

Per ta mbyllur ketu;

Ky vend mund te jete NORMAL permes nje rruge:

DREJTESISE KUSHTETUESE, TE PAVARUR, TE BARABARTE DHE EFEKTIVE!