I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka dhe jo vetëm kaq…

Mes dyshes Gjylameti dhe Xhaçka ku gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ dhe shumë e fortë në numërimin e votave preferenciale për cilën prej tyre u gëzua Braçe më shumë?

Për të dyja, i kam shoqe. Ajo që dua të them është se unë kam qenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë këto katër vitet e fundit në Parlament dhe komisioni është shpartalluar fare. Të katërta zonjat që ishin në Komisionin e Ekonomisë, tani janë jashtë Komisionit dhe jashtë parlamentit. Normalisht që nuk shkon kjo gjë, nuk shkon edhe parimisht sepse Komisioni i Ekonomisë nuk është komisioni i fiskulturës dhe nuk mundesh që ti çdo katër vjet të gjesh nga një deputet që t’i pëgjigjet asaj pune që bëhet në Komisionin e Ekonomisë. Të humbësh Blerinën, Eni Zaken, Pranvera Resulajn dhe Shpresa Marnoj që ishin të gjitha eksperte në fushën e tyre.

Ndër të tjera shtoi se:

Mund të ishte bërë një listë më e përshtatshme. Fjala bie, deputetet që i bëjnë video vetes nuk kanë çfarë bëjnë tek Komisioni i Ekonomisë. 

Kur Salsano i tha imagjino Zeqineja tani tek Komisioni i Ekonomisë, Erion Braçe u shpreh:

Nuk e di se çfarë është me profesion ajo të them të drejtën, por mbase është e medias. Por nuk shkonte ajo gjëja që  shpartallohet i gjithë Komisioni me një palë zgjedhje, duhet ruajtur një bazë veçanërisht Komisioni i Ligjeve dhe ai i ekonomisë që janë kyçe dhe që ka më shumë punë në Republikën e Shqipërisë.