Pasi braktisën sallën e Kuvendit gjatë votimi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dha një prononcim për mediat, ku foli për zhvillimet në seancën e sotme.

“Në shkelje flagrante, miratuan 7-8 projektligje pa pasur asnjë diskutim dhe pa u dhënë mundësia shqiptarëve të kuptojnë se çfarë u votua. Kam listuar një sërë shkeljesh. Ne kërkojmë informacion nga institucionet për çështje që kanë interes për shqiptarët dhe nuk e marrim. Roli i opozitës tentohet të zerohet, dhe ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë zerimin e rolit në Kuvend”, tha Bardhi.

Top Channel