Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeveritarëve, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të pasurisë publike dhe taksave të qytetarëve për përfitime personale.

Gjatë një deklarate të bërë sot, Berisha shprehu kritika ndaj ministrave që, sipas tij, janë larguar nga përgjegjësitë e tyre. “Ministrat ia mbathin një nga një. Ku janë? Këtu ishin.

Bravo Damian që qëndrove! Ta them hapur: ky shtet ka një turp.

Berisha gjithashtu falenderoi kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vazhdimin e detyrës, duke theksuar se ai ka qenë një mbështetje e fortë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, pavarësisht kushteve të vështira.

“Ia mbathën si minj, braktisën sallën si mëkatarë përveç dy-treve. Akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë raporton para parlamentit për t’u informuar ju sesi qeveria qendror dhe vendor përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit.

Përdorin pasuritë e vendit. Ku i ke ministrat pastor, ku janë. Bravo të qoftë Damian që qëndrove, ta them unë haptas. Të parët duhet të ishin ata që kanë administruar pronat dhe pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë”-u shpreh Berisha.