
Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin “Voloreka”, duke iu shkaktuar dëme materiale. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari ka folur për media, ku ka dhënë detaje një sulmi i ndodhur në pronën e tij.
Sipas Muçllarit, objektivi i autorëve ka qenë i biri, madje pretendon se i di me emra dhe ka bërë denoncim në polici.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kane qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste.
Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojës se hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve.
Jemi të kërcenuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij qe ndodhi para një javë ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”, tha ai.



