Shqipëria vazhdon të jetë vendi i vetëm në Europë që prodhon bukë artizanale, prej gati 5 vitesh furrat e bukës po përballen me mungese të specialistëve bukëbërës edhe pse pagat e tyre kanë shkuar në vlerat nga 800-1500 euro.
Për këtë arsye Shoqata e Prodhuesve të Bukës, ka kërkuar ndihmën e qeverisë duke i kërkuar që furrxhinjtë të subvencionohen nga shteti.
“Kërkojmë trajtimin e “Bukëbërësit”, si Zanat në zhdukje. Kjo nuk është thjeshtë mbrojtja e një kategorie punonjësish por mbart në vetvete një Aset Kombëtar. Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjentë të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësi të tjera.
Kërkojmë të subvencionohet kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohet në kushtet e mungesës të fuqisë punëtore”, u shpreh kryetari i shoqatës së prodhuesve të bukës, Gëzim Peshkëpia.
