Ulja e temperaturave gjatë pasdites së sotme ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor të Rrugës së Arbërit.
Në segmentin Fushë Bulqizë-Plan i Bardhë kryesisht në vendin e quajtur Vajkal ku përveç ngricave era e fortë grumbullon dëborë në rrugë ku herë pas herë e vështirëson qarkullimin duke bërë që makinat të lëvizin vetëm në një sens.
Policia Rrugore, e cila monitoron situatën bëjnë thirrje drejtueseve të automjeteve që të shmangin lëvizjet gjatë natës. Edhe pse po pastrohet shpesh herë nga borëpastruesja, era e fortë e grumbullon sërish dëborën në rrugë.



