Një sherr banal në një nga lokalet e Shupenzës, Bulqizë, ka përfunduar me plagosjen e dy personave. Sipas policisë lokale Fatmir Dema, 40 vjeç nga fshati Homesh, gjatë një sherri për motive të dobëta është plagosur me thikë nga Mirdash Osmani, 28 vjeç nga fshati Gjoricë, i cili pasi ka plagosur me thikë 40- vjeçarin Dema, është larguar në drejtim të paditur.


Po sipas burimeve nga policia mësohet se edhe Mirdash Osmani që plagosi me thikë Fatmir Demën, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri gjatë këtij sherri. I plagosuri me thikë Fatmir Dema, është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar për në Spitalin Ushtarak Tiranë për të marrë një ndihmë mjekësore më të kualifikuar.


Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorit të plagosjes më thikë.


28 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)