Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit Ervin Salianji, i cili një ditë më parë tha se lëvizja e tij në 5 muaj kishte “tronditur sistemin e kalbur dhe ringjallur shpresën”.
Noka akuzon Salianjin se ka kaluar muaj të tërë duke sulmuar opozitën dhe liderin e saj, ndërsa nuk ka artikuluar asnjë kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD-në. Asnjë gërmë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin”, shprehet Noka.
Ai shton se veprimet e Salianjit nuk kanë sjellë tronditje të sistemit, por përkundrazi i kanë shërbyer atij. “E tronditi duke i shërbyer. Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera”, vijoi Noka.
Postimi i Flamur Nokës:
Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe #PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin. E tronditi duke i shërbyer
Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.
