Senaca gjyqësore ndaj 22 personave të arrestuar disa ditë më parë në Tiranë, si pjesë e grupit që shpërndante kokainë është zhvilluar ditën e sotme. Në kuadër të kësaj gjykata ka lënë në burg 21 prej tyre dhe ka liruar vetëm njërin prej tyre, Blerim Malin. Arsyeja se pse ky i fundit u la i lirë, është se kishte dy familjarë të sëmurë, për të cilët duhej të kujdesej.
Masa arrest me burg është caktuar për Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Këta persona u vunë në pranga dy ditë më parë pas goditjes së grupit të tyre që shpërndante drogë nëpër disa zona të Tiranës, ku ditën e sotme janë zbardhur edhe përgjimet e rrjetit.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro. Grupi shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave. Konkretisht, me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella.





