Gjykata e Lezhës caktoi sot masën “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela.
Sherrniku mësohet se është dorëzuar vetë në polici në datë 19 Dhjetor ora 16:00, pasi u shpall në kërkim.
Ai është dorëzuar në policinë e Lezhës pasi gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg katër ditë më parë, në datë 15 Dhjetor. Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim Brilant Martinajn.
Avokati i Nikoll Sherrnikut ka deklaruar se i mbrojturi i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e fekrivit Xhulio Prela. Në një deklaratë për mediat Ilir Dyzeni shprehet se natën e ngjarjes Sherrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen me familjarët e tij.
Sipas tij vendimi u gjykatës për ta lënë në burg është i padrejtë, ndërsa hedh poshtë edhe pretendimet e prokurorisë për automjetin. Avokati thekson se Sherrniku nuk ka automjet në pronësi të tij dhe se mjeti që është kapur nga kamerat e sigurisë është në pronësi të një personi që ka humbur jetën nga Covid.
“Me çfarë u njohëm gjykata ka marrë një vendim të gabuar për të mbrojturin prej meje. Vërtet është një jetë e humbur por i mbrojturi prej meje është i pafajshëm, nuk ka asnjë lloj lidhje. Natën kur ka ndodhur ngjarja i mbrojturi prej meje ka qenë duke festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij. është e provueshme edhe nga familjarët e tij. pretendimet e organit të akuzës mendohet se një automjet që pretendohet se është e të mbrojtur prej meje ka kaluar ë orën e ngjarjes, ne deklarojmë se i mbrojturi prej meje është i pafajshëm. Aktualisht është në aludime. Automjeti në fjalë nuk është në pronësi të të mbrojturit prej meje, por të një personi që ka vdekur për shkak të Covid”, tha ai.
Ngjarja
26-vjeçari Xhulio Prela, u vra teksa po kthehej nga Shkodra mëngjesin e 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.