Gjykata ka vendosur arrest në burg për 52-vjeçarin Gjergj Laçi, i cili u kap pasi u zbulua se kishte dhunuar dhe ngujuar gruan bashkë me djemtë për gjashtë vite.

Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë.  Ai ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se fishekët dhe thikat i mbante për punë.

“Nuk i kam dhunuar gruan dhe gruan, s’i kam penguar të dalin nga shtëpia”, ka thënë ai para gjykatës.

Sakaq avokati ka kërkuar ekspertizë mjeko ligjore, për shëndetin mendor.

Në një intervistë televizive babai dhe motra e Gjergj Laçit, i cili u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në shtëpi gruan dhe dy djemtë e tij të mitur, kanë rrëfyer detaje për jetën e familjarit të tyre.

Por babai dhe motra e 52-vjeçarit kanë një version ndryshe të historisë. Ata pretendojnë se 52-vjeçari nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve dhe se ai vuan prej vitesh nga sëmundje të shëndetit mendor.

Babai i Laçit tha se ai kujdesej për familjen e të birit, me ushqime dhe veshmbathje, ndërsa bën apel që drejtësia ta lirojë nga burgu pasi i biri merr insulinë për diabet.

Ndërkohë motra thotë se askush nuk e merrte në punë vëllanë për shkak të problemeve mendore. Ajo insiston se i vëllai nuk ka dhunuar as gruan e as fëmijët, duke akuzuar kunatën se ka denoncuar 52-vjeçarin në polici për t’i marrë shtëpinë.

Babi i Gjergj Laçit, Nazif: Djali i sëmurë, nuk e dhunonte gruan. Me ushqime dhe veshmbathje i mbaja unë ata jetonin si në kohën e komunizmit nuk punonin.

Djali vuan nga probleme mendore, nuk kishte thënë se kishte konflikte. Gruan nuk e linte të punonte, kohët e fundit nuk e linte as të dilnin nga shtëpia.
I bëj apel drejtësish ta liroje nga burgu se është i sëmure, bën insulina për diabet .

Motra, Rita: Vëllai ka kërkuar punë por askush s’ja jepte, nuk më kishin treguar për konflikte, kaloi kushte te vështira kur i thanë se do i prishej shtëpia për të ndërtuar pallat. Nuk e ka dhunuar gruan, ajo e ka denoncuar që t’i marrë shtëpinë.