Burgun e Durrësit nuk e ka shpëtuar përmbytja pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë qytetin.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha e Top Channel, qelitë në katin e parë të IEVP Durrës janë përmbytur, duke detyruar transferimin e të paraburgosurve, përfshirë emra të njohur si Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, në katin e dytë.

Në pamjet e siguruara pranë burgut, duket se niveli i ujit është i lartë, duke shkaktuar vështirësi dhe rrezik në ambiente të brendshme.