Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Orikumit rreth 15 minuta më parë. Sipas informacioneve paraprake, një burrë rreth 50 vjeç, i identifikuar si Llogara Xhebro, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, 40-vjeçaren Boçe Xhebro.

Pas këtij lajmi ka reaguar policia ku ka sqaruar rrethanat e krimit të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel