Të tjera përgjime janë zbardhur nga bisedat e kryera në aplikacionin “Sky” mes Erzen Breçanit dhe djali të tij, në lidhje me trafikun e drogës ku ky i fundit ishte i përfshirë.
Nga biseda që bëjnë bëbë e bir më 28 shtator të vitit 2020, duket se Breçani ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale të të birit në fushën e trafikut të kokainës. Madje Breçani i kërkon të birit të mos merret me drogë në Shqipëri, por jashtë vendit. Në një moment i thotë se ka merak për përfshirjen e tij në fushën e trafikut të drogës dhe i kërkon të tërhiqet.
“Bush nga meraku e kam…E duhet me të tregu kto gjana. Ke ba i premtim se nje vit do e provosh dhe u ban tre bush”, shkruan Breçani në mesazhin dërguar të birit.
Në bisedën e kësaj date evidentohet periudha në të cilën Eralbi Breçani dyshohet se ka ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.
Biseda:
K9B9EP – Erzen Breçani
S7DEGI – Eralbi Breçani
Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28, K9B9EP i dërgon mesazh S7DEGI me këtë përmbajtje: ..”Edhe ket pist e kontrollova kutin se mos kan fut noj cipë kur ta marrësh ti të këpin me te…Nuk duhet me pas bes kuj në Shqipni…Mos ki bes kuj…Mos u merr me shqiptar… Thuaj atij shokut tan…Thuj…Po du me të than se tan kta në Shqiperi folin e thon djali i Erzenit ka bjen mall ka punon me drogë se e njof mir bashkimin….Po du me than që mos u merr me ta ma…..Shqipërinë mos e fëlliq mos prish a si me te than asht ndryshe me punu jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se një vit do e provoj u ban tre bush…”

