Banorët e Dobracit, lagjes së Shkodrës, ku ndërtohet një segment i by-passit të këtij qyteti, protestuan për shkak se nuk i kanë marrë ende dëmshpërblimet për truallin që ju mor nga shteti shqiptar.


Janë 42 familje që prej pesë vitesh presin kompensimin në para. Ata thonë se ndërtimi i kësaj rruge ka bllokuar edhe të gjitha kanalizimet.


“Më janë prishur dhjetë dynymë grurë edhe pemë. Kërkojmë kompensim”, shprehet një banor.


“Kërkojmë që të hapet rruga që të shkojnë fëmijët në shkollë. Këtu nuk kalohet”, thotë një tjetër.


Protestuesit kërcënojnë me bllokimin e rrugës, nëse nuk i marrin paratë e kompensimit.



26 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)