Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin Wake Up në Top Channel ku foli për fushatën e këtyre zgjedhjeve dhe përvojën e tij personale.
Braçe gjithashtu tregoi një histori interesante të mbesës së tij të vogël në ditën e votimit.
“Vajza pati për herë të parë mundësinë që të votojë për mua, Votoi për mua dhe ishte habi e madhe sepse dmth unë e kam detyrimin që të shkoj në aktivitetet e saj, por kësaj here erdhi ajo në aktivitetet e mia, ishte në fushatën e fundit. E vështirë ishte me mbesën time, që më tha “ça më ofron ti mua, hë”, ishte interesante.
Mbesa e madhe tha këtë gjë, e vogla shoqëroi të motrën për të votuar, se ma treguan 1 javë më pas. Ata më thanë që ka hyrë në qendrën e votimit një i moshuar atje, dhe i ka thënë komisionit që nuk shikoj, po dua të votoj. Ishte çuar një nga anëtarët e komisionit atje dhe i kishte thënë ai që jo nuk dua.
Dhe i kishte thënë kësaj të voglës, di të lexosh ti? Po i kishte thënë kjo. Mirë hajde me mua. I kishte thënë: Për kë do votosh? Për Ervin Hoxhën, ministrin, i kishte thënë i moshuari. Dhe kjo kishte nxjerrë kokën nga dhoma dhe shikonte nga prindërit që nga kutia, dhe pyeste: Të votoj unë kundra dajës? Ishte indinjuar hahaha, por votoi sic i kërkoi ai zotëria dhe kur doli i kishte thënë familjes: Zoti na sheh, dhe dajës nuk do i eci mbari nëse unë do e bëja atë votën ashtu,” tha Braçe.