Një rast dhune është regjistruar me video dhe po qarkullon në rrjetet sociale ku dy policë kapin me forcë një burrë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit ndërsa dyshohet se gjithë skena e dhunshme ka ndodhur për një parkim gabim.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga JOQ, dy policët e kanë rrethuar personin të cilin nuk e lejojnë që të filmojë momentin. Ata i marrin telefonin ndërsa ai kërkon që t’ia rikthejnë.
Më tej policët e shtrinë atë derisa e prangosin. Qytetari ka tentuar të rezistojë ndërsa të dy policët e kanë mbajtur me forcë teksa më pas e dërgojnë drejt mjetit të policisë.
