Policia ka njoftuar se ka çaktivizuar bombën që u gjet paraditen e sotmë në lagjen nr 3 të Durrësit. Sipas njoftimit, një sasi e vogël lënde plasëse ishte vendosur në zonë, e lidhur me një telefon. Boma u çaktivizua nga specialistët e forcave xheniere, me anë të veprimeve të nevojshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
