Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se seanca e parë paraprake do të mbahet në 25 shtator.

Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema çokun dhe Fatime Kryemadhin për disa çështje hetimore, duke nisur nga lobimi në SHBA, e po ashtu për kryerjen e disa operacioneve plastike me vlera monetare tepër të larta nga ish-çifti. / Top Channel