Carla Del Ponte


Karla del Ponte u bë e famshme pas hetimeve që ndërmori kundër fshehtësisë së llogarive të bankave zvicerane. Juristja më e fuqishme për krimet në rruzull, ka qenë kryeprokurorja e gjyqeve ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën për tetë vite epike.


E lindur në vitin 1947 në Lugano të Zvicrës, shumë pranë kufirit me Italinë, Del Ponte fillimisht kishte ndër mend të studionte Mjekësi, por shpejt iu kthye Jurisprudencës. Intervistën e parë me të e kam bërë në një botë tjetër, kur Xhovani Falkone i kishte shpallur luftë pa kushte “Koza Nostrës” në Itali, për shkak të së cilës edhe humbi jetën në një atentat me eksploziv në vitin 1992.


Falkone po mundohej të përcaktonte rrugën nëpër të cilën kalonin paratë e pista përmes bankave zvicerane dhe për këtë i duhej ndihmë, që ia dha Karla Del Ponte. I shpëtuan për mrekulli një atentati teksa gjendeshin të dy në një takim në Itali; nën shtëpinë e Falkones u gjend një bombë, e cila duhej të shpërthente pas pak kohësh. T


ani Del Ponte nuk bën një hap pa truprojat. Madje mësoi edhe të qëllonte, megjithëse nuk pranon kurrsesi të mbajë armë me vete.  Por mbi të gjitha mbahet mend për gjyqin që ajo zhvilloi nga Milosgeviçit. Por Del Ponte nuk mund të lërë pa përmendur kënaqësinë e veçantë që e pushtoi kur ai arriti: “Pas gjithë atyre përpjekjeve, Presidenti famëkeq gjendej pas hekurave”. “E mbaj mend shumë mirë”, – vazhdon – “Ishte e premte dhe këtu nuk ndodhej askush. U telefonova të gjithëve dhe u kërkova të vinin. Dhe nuk mund ta përshkruaj atë që ndieja në atë çast kur e kishin pas hekurave këtë njeri. Ishte një lutje që ma kishin bërë shumë gra të Srebrenicës. U kisha thënë se ndoshta do të duhet kohë, por do ta zëmë. U takova privatisht me të, në një prej sallave të boshatisura të gjykatës. Në një tavolinë gjendeshim përballë unë dhe ai, pranë kishim vetëm disa roje. U ul përballë meje dhe qe shumë nervoz. (Del Ponte qesh kur e kujton skenën). U prezantova. “Jam prokurorja”, – i thashë, duke e sqaruar se si i akuzuar kishte të drejta dhe se po i ofroja mundësinë që ai vetë të paraqiste idetë e tij mbi këtë gjykim. Në vend të kësaj ai më mbajti një fjalim politik. E dëgjova për pak minuta dhe i thashë: “Mirë, tani do të të ndërpres fjalën”. U thashë rojeve: “Merreni!”.


Por Carla Del Ponte, ka pasur edhe një telash me Shqipërinë.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë në vitin 2013, peërmes një deklarate zyrtare, e publikuar edhe në faqen zyrtare të institucionit komenton akuzat e Del Pontes ndaj kryeministrit të sotëm të Kosovës, Ramush Haradinajt.


Në atë kohë, Presidenti i Republikës kërkon që institucionet ndërkombëtare përkatëse të kryejnë një hetim të pavarur ndaj ish-Prokurores Carla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për  rolin e saj në hetimin ndaj zotit Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorëve të tij.