
Gazetari Carlo Bollino në studion e Open të Eni Vasilit në Top Channel, tha se kontradikta e madhe qëndron në faktin se Europa i vendos sanksione Rusisë por i paguan çdo ditë 700 mln euro për gazin.
“Europa e ka seriozisht kur thotë se nuk do e lërë vetëm Ukrainën, që me sanksionet e deri tek dërgimi i armëve.
Europa paguan çdo ditë 700 mln euro tek Moska për gazin. Nga një anë i vendosin sanksione, nga ana tjetër janë të detyruar për t’i dhënë paratë. Kjo është kontradikta e madhe se pse jemi të varur nga Rusia.
Nga ana tjetër, nuk jam dakort që negociatat nuk kanë prodhuar asgjë. Nëse duhet të shtrengojmë Rusinë është të shtrëngojmë veten tonë. Ka shumë vende evropiane që po furnizojnë me armë Ukrainën, por nuk po shohim një rezultat të këtij furnizimi,” tha Bollino.