Dy rrëfimet e Julian Sinanajt
Herën e parë, vrasësi me pagesë Julian Sinanaj tha se “Erion Mhillaj ka ardhur te shtëpia ime dhe më ka treguar për X dhe grupin e tij kriminal në të cilin ai bënte pjesë së bashku me Y. Gjithashtu filloi të më tregonte për disa vrasje të bëra prej tyre, ku ndërmjet tyre kam dëgjuar të sqaronte dhe për vrasjen e Konomit, për llogari të disa personave nga Durrësi. Kanë vëzhguar zonën te Skela pranë “Parkut të Poetëve”, sepse aty do të bëhej një vrasje, ku Erioni për alibi ka pasur edhe vajzën e vogël në krah. Më tregoi se ata të dy së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit kishin kryer vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe urdhri ishte dhënë nga Durrësi. Kjo vrasje është bërë për problemin e pronave”. Herën e dytë Sinanaj telefonoi në një televizion dhe tha që “Ish-gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra nga njerëz me pushtet dhe deputetë, që dalin çdo ditë në ekrane. Konomi u vra nga një person që është i arrestuar në Shkodër”.