Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një prej pasurive kulturore më të veçanta të vendit.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka shprehur vlerësimin për këtë trashëgimi të lashtë që ruhet nën ujërat e Adriatikut.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë vijnë në një periudhë kur qeveria po synon të promovojë më tej turizmin kulturor dhe arkeologjik, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.