Qeveria e Çekisë e ka ndaluar eksportin e pijeve me më tepër se 20% alkool, të prodhuara në këtë vend, për në shtetet e tjera të Bashkimit Europian, pasi në Çeki së paku 23 vetë kanë vdekur nga helmimi me metilalkool. Ministri i Shëndetësisë, Leosh Heger, e ka shpallur vendimin për këtë ndalesë mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, Qeveria çeke, javën e kaluar, për të parën herë në histori e ndaloi shitjen e pijeve alkoolike.
Kryeministri Peter Neças, tha se shpreson që qeveria do ta tërheq këtë ndalesë në momentin kur të bëhen fuqiplote ligjet e reja, të cilat kërkojnë që të gjitha pijet alkoolike të kenë shenjën e prejardhjes, të përmbajtjes dhe të shpërndarjes. Tashmë, Polonia dhe Sllovakia e kanë ndaluar shitjen e pijeve alkoolike nga Çekia.
21 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)