Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot para SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për korrupsion.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha përmendi një bisedë mes Taulant Ballës dhe Suel Çelës. Sipas Berishës, Balla i ka thënë Çelës: “Bandat e tjera do i arrestojmë, kurse ju na duheni për vota”.
Po ashtu, Berisha deklaroi se Çela i ka kërkuar Ballës lirimin nga burgu të dy personave të akuzuar për terrorizëm.
Sali Berisha: Unë kam bisedat e Taulant Ballës me Suel Çelën, që i thotë se ne do arrestojmë bandat e tjera dhe ju do u lëmë për vota. Suel Çela i thotë Taulant Ballës se me Taulant Hallulin do nxjerrësh nga burgu dy terroristë, që i vunë tritolin Lulzim Kullës. Tao bashkë me Hallulin shkoi dhe i liroi, se Hallulli punon në një nga këta organet e drejtësisë.
