Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka çelur sot fushatën, në një miting në sheshin “Nënë Tereza”.
Në hapje të eventit elektoral, janë përmendur emër për emër, të gjithë kandidatët e opozitës, që garojnë në 12 qarqet e vendit, në lista të mbyllura. Në këtë moment, ka tërhequr vëmendjen një detaj.
Teksa përmendeshin kandidatët e Tiranës, me të cilëve është dhe Edi Paloka, ky i fundit u shfaq duke luajtur në bateri. Ai shoqëroi folësin e mitingut si një roker, duke u shfaqur edhe ndryshe nga herët e tjera.



