Xhoana Nano, në një fjalim pranë arkëmortit të bashkëshortit, Fatos Nano: Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë.
E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes.
Të gjitha këto do t’i gjeja te Fatosi, gjë që nuk e pata menduar me kaq qartësi atëherë. Me kalimin e kohës, pata fatin të zbuloja vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta në jetën tonë. E ndiej detyrë publike dhe morale, që disa cilësi të tijat, besoj i njohim të gjithë, por kur vjen një moment si ky ia vlen të përmblidhen. Shumë më tepër se ato që do të thuhen në histori e media. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Bënte atë që besonte dhe besonte te ajo që bënte. Ishte neveritës nga banaliteti, servilizmi dhe paaftësisë.
“Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatos Nanon dhe ...”/ Xhoana Nano flet në homazhe
