Qindra besimtarë kanë kremtuar E Premtja e Madhe, e njohur ndryshe si e Premtja e Zezë, që simbolizon vdekjen e Jezu Krishti në kryq.
Shumë qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e Epitafit, e zhvilluar në Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Riti nisi nga katedralja dhe vijoi me procesion nëpër rrugët e qytetit.
Me qirinj të ndezur në duar, besimtarët u lutën në këtë ditë të shenjtë, që përkujton sakrificën dhe vdekjen e Krishtit, e cila pasohet nga ringjallja në mesnatën e së shtunës, moment që shënon kulmin e kremtimeve të Pashkëve.
E Premtja e Madhe i paraprin Pashkët, dita e ringjalljes së Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë.
