Grabitje baneseDy shtetas grabisin me dhunë rojën e automjeteve të një firme në Cërrik, në pranga një prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Muça, 31 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik.


Arrestimi i tij, u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në afërsi të fshatit Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojën një firme automjetesh, shtetasin M.C., 56 vjeç, banues në Gramsh.


Grabitësit dyshohet të kenë marrë dy bateri në një kamion të firmës dhe më pas janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa DK 299 KY, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.


12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)