KQZ certifikoi rezultatin dhe shpalli fituesit e dy bashkive më të mëdha të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit, Vlorës dhe Beratit.

Brunilda Mersini e PS fitoi në Vlorë me 15 mijë e 672 vota apo 78.44%, një record ky në qytetin bregdetar ndonëse u shënua dhe pjesëmarrja më e ulët e votuesve në 12.54%. Rekord u shënua edhe në Bera, Ervin Ceca i PS fitoi me 13 mijë e 50 vota, ose 83.35% të votave.

Edhe në tre bashkitë e tjera më të vogla, Tepelenë, Mat e Cërrik, PS fitoi bindshëm me rezultat të thellë, rezultatet e të cilave pritet në vijim ti certifikojë KQZ, për të shpallur fituesit, Gramos Sako, Altin Bojni dhe Florenc Doka.

Kurse opozita ishte thuajse inekzistente, me një rënie drastike të votave krahasuar me dy vite më parë. Kandidatët e pavarur të opozitës duket se nuk kanë pretendime për humbjen e këtyre zgjedhjeve.