Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit përballë gazetarëve për këtë vit, i doli në mbrojtje Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në lidhje me skandali nqë po hetohet nga SPAK.

Rama e cilësoi krenari këtë institucion, teksa ironizoi dhe kërkesën e opozitës për dorëheqje për këtë rast.

“Çfarë është ky muhabet? Jep dorëheqjen? Për çfarë? Për cilën? Për AKSHIN? AKSHI është një institucion krenarie për ne! Që të jemi të qartë ne. Jo për të ulur kokën, por për të qenë krenarë. Është një institucion për të qenë krenar sepse kemi qenë këtu ne, kur duhej të shkonit të mbanit radhën dhe për një certifikatë. Edhe kur ata që kishit jashtë, duhet të vinin këtu se nuk kishte shans që të merrnin një copë nga atje jashtë. 620 mln lekë ka kursyer AKSHI, që janë 620 mln euro, për shqiptarët. U kursyen këto lekë falë dixhitalizimit. 7600 vite në radhe, janë 25 mijë fluturime rreth tokës. Këto ka bërë AKSHI.”, tha ai.