Çështja “ Balluku ” do të jetë një test për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
Deklaratën e bëri në Tiranë kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, gjatë një konference për shtyp.
“Kjo çështja ka pasur një vëmendje gjatë takimeve që ne kemi pasur. Unë nuk jam në pozicionin për ta komentuar. Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por edhe e përgjegjshmërisë politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare”, tha McAllister.
Sipas tij “Në çështjen që përfshin zonjën Balluku është një çështje që do përbëjë një test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”.
Top Channel
