SPAK ka dërguar fletëthirrje për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha në lidhje me hetimet për çështjen e 21 janarit si person në dijeni.
Burime jo zyrtare për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, thonë se Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00.
Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.
Top Channel


