Ditën e sotme, komisioni hetimor parlamentar do të zhvillojë seancën për çështjen e TIMS. Për këtë çështje është dakortësuar të japë informacione ministri i brendshëm Taulant Balla.

Balla ka kërkuar nëpërmjet një shkrese që seanca të mbahet me dyer të mbyllura për shkak se informacioni të cilin ai do të ndajë është i klasifikuar si “sekret shtetëror”. Për këtë arsye informacioni duhet të ishte i sigurt dhe komisioni duhet të marrë masa.

Kryetari i komisionit Ervin Salianji nuk e ka pranuar kërkesën e ministrit Balla duke e kërkuar atë të vijë të dëshmojë.

Ervin Salianji: Të thirret ministri i Brendshëm në komision. Prokuroria që e ka me masë arresti Muçën jep lejen që të vijë të dëshmojë, ju e kërkoni me dyer të mbyllura.

Gjithashtu Salianji nuk i ka kursyer ironitë per zotin Balla duke thënë se rendi i ditës është i përcaktuar nuk e përcakton ai. “Shpallni në kërkim ministrin e brendshëm, aman mor mos na bëni për të qeshur. T’i lutemi si komision Edi Ramës t’u çojë një mesazh që të vijë në komision. Do dal do ta gjej vetë, dhe do them pse fshihesh o zotëri, do më ndiqni pas ta gjej? Mos më trembi, o gjeneral… Shpallim në kërkim Taulant Ballën. Ta gjejnë ku është fshehur. Çfarë t’i bëjmë ne kësaj… pasi të vij dhe të marr fjalën atëherë do flasin” tha kryetari i komisionit.

Kryetari i komisionit ka këmbëngulur duke thënë se ministri duhej të paraqitej në seancë që në orën 17:00 por ai po i ndjek nga Facebook. Kryetari i komisionit ka vazhduar të bëjë thirrje për ministrin që të paraqitet përpara komisionit dhe të japë arsyetimet e veta.

“Ministri Brendshëm ka frikë të përballet me deputetet dhe ju prisni që policia të përballet me krimin. Imagjinoni të përballen me armë reale këta, ka vetëm një përgjigje që mund të qetësoje shpirtrat e trazuar” tha Salianji.

VIJON…