Seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”, u shty për në datën 16 dhjetor ora 11:00.

Ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj ka folur edhe për ecurinë e çështjes në gjykatën e Strasburgut, ku supas tij, po cilësohet si shumë e rëndësishme.

Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftuar se gjykata e Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore. Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.“- tha avoakti.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi  akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.