Bashkia e Vaut të Dejës ishte zona e vetme në vend ku Partia Socialiste u renditet si forcë e tretë, duke marrë më pak vota se PD, por mbi të gjitha, më pak se PSD, e cila doli e para.

Këtë rezultat duket se e ka paraprirë kryeministri Edi Rama, i cili vetëm një javë para zgjedhjeve, paralajmëronte kryebashkiakun Kristian Shkreli.

“Mos luaj me dy porta Kristian”, iu drejtua Rama, në distancë Kristian Shkrelit.

Pas përfundimit të numërimit të votave në këtë bashki, PSD-ja e Tom Doshit ka marrë 5951 vota duke dalë forcë e parë politike. PD-ja dhe koalicioni i saj kanë marrë 4698 vota, duke u renditur të dytët, ndërsa PS-ja ka marrë 2482 vota, duke u renditur forcë e tretë.

A ishte tradhtia e brendshmne ajo që i hoqi votat PS-së?