Sot, në orën 12:00, në ambientet e OSHEE-së, Kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku pritet të diskutohet për çmimin e ri të energjisë elektrike.
Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët për periudhën 1 shkurt-31dhjetor 2025. Sipas deklaratave, procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.
Gjithashtu po ditën e sotme në ora 11:00 pritet të mblidhet bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për çmimin e ri të energjisë elektrike.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët, dhe që pritej të kishte një vendimmarrja prej 1 janarit të këtij viti që ka nisur. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.