Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dhëndrin e Tpresidnetit Donald Trump, Jared Kushner.

Rama shkëmbeu një shtrëngim duarsh dhe përqafim miqësor me Kushner, në Paris. Ky takim ndodhi gjatë Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, në Francë mes liderëve botërorë. Vajza e Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, janë të interesuar për projektin e tyre në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Por përtej përqafimit të Parisit mes Ramës dhe Kushner, ka edhe një kontekst politik.

Pasi Kushner hoqi dorë nga projekti që kishte planifikuar në Beograd, pritet të ecet p•rpara me zhvillimin e isullit të Sazanit. Ky projekt pritet të finalizohet së shpejti për ngritjen e një resorti me vlerë rreth 1.4 miliardë euro.