Hetimet për vrasësin e dyshuar të Eglant Koçit vijojnë, teksa autori i dyshuar Armand Shakaj është endenë arrati. Sipas raportimeve, ai është pikasur në disa momente në rrugët e Tiranës, por ka arritur t’i shpëtojë policisë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë hapin e radhës sa i përket hetimeve, duke i kërkuar Gjykatës Penale t’i japë leje për të këqyrur 4 kompjuterë të sekuestruar në zyrën e vrasësit të dyshuar. Një nga pistat është ajo e vrasjes së të riut për shkak të transfertave në kriptovaluta, një aktivitet me të cilin Koçi merrej prej kohësh. Megjithatë, sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, Koçi ishte një person me të ardhura jo të mëdha dhe jeta që bënte ishte tejet normale.
