Pamjet që shihni tregojnë momentin kur autori i vrasjes së policit dhe plagosjen e kolegut të këtij të fundit, del nga spitali dhe hipën në ambulancë, për t’u transportuar te spitali i Traumës.

Familjarë të policit të vrarë, por dhe atij të plagosur ndodhen jashtë ambienteve të spitalit të Korçës, ndërsa kanë lëshuar mori sharjesh në drejtim të Violand Braçellari. “Çfarë i bëre?”, shpërthejnë ata, duke vijuar me sharje të rënda.

Në një moment, familjarët e viktimës tentojnë që t’i afrohen derës së ambulancës, por nuk lejohen nga efektivët e policisë.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)