Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të 64 studentëve të Akademisë së Policisë nuk erdhi si pasojë e ushqimit. Burime për Top Channel tregojnë se rezultatet e analizave nga laboratori ISUV tregojnë se 14 mostrat e ushqimeve dhe 5 kampionet ambientale kanë dalë të pastra nga ngarkesa bakteriale që analizuan nga Instituti i Referencës për S.coli, Salmonelë dhe Listeria.
Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën pak ditë më parë për të dytën herë në QSUT, me të vjella dhe probleme shëndetësore. Kujtojmë se muajin e kaluar 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi, konkretisht nga makaronat me baktere mbi normë./ Top Channel
